Pa…

Del, në mbrëmjen e shëmtuar
të një festën e gëzuar,

një i varfër i harruar.

Copë kristali rrjedh nga sytë e tij,
magjepsëse,
e sheh në botë të humbur
t’vërtetën bukuri.

Shëmtinë n’kontrast e njeh
që harmonin natyrës po ja fsheh.

Mbrëmje e shëmtuar,
me njerëz të hutuar
me telefon pa tela, nëpër duar,
në shtëpi pa flakë të bashkuar;
me zemra pa dashuri të formuar.

Kësaj mbrëmje nuk i mungojnë edhe ca gjëra tjera për ta shëmtuar:

ushqime pa yndyrë; sjellje pa kujdes; marrëdhënie pa themel;
drejtues pa drejtim; rini pa punë; gra pa frikë;
burra pa force; fëmijë pa prind; ndjenja pa zemër;
emocione pa emër; politik pa etikë; shoqëri pa liri; 

bamirësi pa dashuri; qeveri pa moral; edukim pa vlera .

Këto rreshta të fundit
nga mendja  e plakut prodhuar
shprehen

pa rima të zbukuruara…

…gjithçka në këtë mbrëmje është bërë pa.

Lutja që del nga i shkreti plak
ishte më plot zell,
sepse ndihet varfanjak.

“Falemners o Zot qi frym m’ke dhurue,
ma nigjo këtë lutje nga shpirti burue:
Çdo pa në me na kthe,
per ta lulëzuar ket dhe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *