I frymëzuem nga Pressing i it, i cili mbanë nji standart shumë t’nalt të debateve, në mes rreshtave mbi kameleonizmin politik të Albinit, sot ma kapi veshi nji deklaratë të nji t’ftuemi mbi Rugovën: “ka dështu plani i paqës, ka dështu si president dhe për këtë ja ka dhanë stafetën Hashimit”. Veç me e mendu duhet guxim, e le ma me thanë këtë deklaratë!
Po ndalem pak në filozofinë e Rugovës që ishte Kapitullni në historinë e lirisë dhe pavarsisë së Kosovës.
Në nji kohë kur qytetarët shqiptarë të Kosovës ishin të pambrojtur nën kthetrat e regjimit serb, në udhëkryqin ekzistencial midis kërkimit të mbrojtjes ndërkombëtare nëpërmes paqës dhe luftës për rezistencë dhe liri, Rugova deklarativisht zgjedhi t’parën, por kurrë nuk i ra mohit të dytës.
Rugova tuj kenë i lexum me literaturë botnore, asht ma shumë se normale, që rrugëtimi Tij do ishte i mshtetun në parime si ato të revolucionarve pacifist si Mahatma Gandhi e shumë të tjerë, duke e qu popullin shqiptar të Kosovës në arenat ma t’nalta politike si popull paqësor i cili don t’lirohet paqësisht me mshtetjen e ndërkombtarve.
Krijoi shtetin paralel t’Kosovës, i filloi institucionet e para demkratike t’cilat i krijune mundsinë që populli i Kosovës t’krijonte jetën sociale dhe politike jashtë kthetrave t’anmikut! Bani referendumin për pamvarsi në 91, krijoji strukturën e shtetit t’pamvarun t’Kosovës, dhe i dha popullit unitet, përkatsi. E ai ku ishte? Tu vrapu nëpër korridorët e ndërkombtarëve për me fitu mbështetje ngaqtë e njihte mirë armikun!
Çasja e tij paqësore u përputhte me interesat amerikan për me siguru stabilitetin n’ballkan! Klinton, Bush, Albright ishin në mbështetje t’pakushte t’vizionit Rugovian! E konsideronin partner, dhe jo si k’ta aktualët si fmijaça n’politik! Thu pse partner? Sepse përfaqsonte vlera dhe jo numra! Filozofia e tij popullsinë e shifte si persona unik me identitet dhe liri brenda nji komunitetit ku secili ka za, dhe jo si individ pa liri dhe identitet që përbajnë nji masë pa za!
Vendet evropiane e panë Kosovën nëpërmes Rugovës si nji vend që prefeonte paqën dhe që ishte fut brenda nji rrugëtimi negociator, ku djersa bahet gjak prej mundit të reflektimit. Kjo çasje bani që Evropa me i kthy syt nga Kosova!
Chirac, Blair, Kohl, Schroder, Gjon Pali II, Solana, Annan, Kouchner, Vedrine, etj, gjithë këta falë Rugovës i kishin syt e mendjen n’Kosovë.
Shah Mati në Rambouillet kundrejt armikut, u pa kjartë mjeshtria e nji mendje stratege e dorës gri kundrejt Milloshit, duke e ditë që ai ka për ta rrefuzu kategorikisht nji marrëveshje të till! E kjo gja e legjitimoi ndërhyrjen e NATO-s, gja për t’cilën Rugova kishte lobu me vite.
Asht e kuptushme që ndarja ideologjike n’mes Rugovës dhe UÇK-së kishte me pas edhe pista t’ndryshme t’veprimit! Ama asht e pa pranushme që sot, pas sa viteve luftë t’mos ja njofim vlerat k’tij kolosi t’paqës, t’cilit duhet me i ba përmendore në çdo qytet, në çdo institucion, dhe me kenë e obligume me ligj!
Akuzat kundrejt Tij, që ai nuk e ka mbështet publikisht luftën e armatosun, në dritën e 2024 kuptohen edhe ma pastër! A e dini çka kishte me ndodh në Kosovë por t’kishte mbështet luftën e armatosun? A e dini se mbshtetja ndërkombëtare kishte me u tërheq ashtu siç po e shohim sot në vende të cilat asht duke e p’su civili? A nuk mjafton fakti që nuk e kundërshtoi kurrë UÇK direkt po u detyru që me çasje diplomatike ta mbroj vendin nga spastrimi etnik?
Nga ana tjetër regjimi serb e ka pas kercnim total qasjen e Rugoviane e cila kishte konsolidu çasjen Rugoviane. E ça kanë ba? Kanë synu minimin me anë të agjenturave! Krijimin e përçarjeve politike, përdorimin e kundërshtisë ideologjike të Rugovës dhe UÇK-së për me ngadalësu dhe e largu mbështjetjen ndërkombëtare! Sa UDB-ashi po na del sot e le mo në at kohë! Të dy çasjet kanë qenë pikësynim shkatërrimi i spiunazhit serb!
Në fund të k’tij rrugëtimi gjejmë Filozofinë e Rezistencës Paqësore përballë Filozofisë së Rezistencës të Armatosun, të dyja përballë duke punu për me e kriju një shtet të pavarun si Kosova! Me nji president si Rugova i cili u lartsu në nivel botnor, përveç se në shtetin e tij. Edhe pse çasje në kontrast, vazhduan punën paralelisht për nji qëllim!
Po ta kishim Rugovën sot, jam i bindun që në çdo qytet do kishim përmendore homazhi të fëmijëve, të rinjve, nanave, baballarëve që u vranë t’pambrojtun nga regjimi dhe gjithashtu do kishim dhe përmendore të heronjve që sakrifikun vetën dhe familjen për mbrojtjen e atdheut!
Rugova nuk ka dështu! Dështuem ne, që se paskemi kuptu dhe skemi për me e kuptu kurrë!