Ku jam?!

Ku jam unë,
i humbur n’dritën që e pi err’sira
o n’errësin që e zhduk drita.

Ku jam unë,
n’shpirtin e pastër të një t’zhgënjyeri
apo në t’ndyrën zemër të një fat miri.

Ku jam unë,
n’jetën e përdhosun t’një martiri
apo n’gjakun që rrjedh n’gojën e një vampiri.

Ku jam unë,
në jetë i friksuar prej vdekjës,
apo i vdekun i magjepsun prej jetës.

Ku jam unë,
i lodhur më libër t’shenjt n’dor fjetun,
apo i etur prej dashnis t’fmive t’fjetun.

Jam aty, lyps i vetës,
nën rrezen e t’shndritshmës dashuni
qi zbulon t’mirën e t’vërtetës
për t’më ngjizur n’thelbin e t’shenjtnushmës bukuni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *