Reflectio
Me dashtë me kuptu botën, duhet ma përpara me u kqyrë në vedi. Njeriu asht si udhtari që s’ndalet kurrë, nji pyetje që pyet vetveten, nji mister që kërkon pak dritë, nji plagë që lyp kuptim. Ndërmjet andrrës e ankthit, trupit që i randon e shpirtit që i fluturon, ai endet ke kufini mes naltsisë e rënies. S’është veç nji qenie prej mishi, as veç prej mendjes, asht nji kontradiktë që lyp me gjet harmoni, nji qenie që thirret me u ba vetja, në nji botë që shpesh i a mohon kët të drejtë. Kjo rruge reflektimesh asht nji përpjekje me e shpalos kët mister: kush asht njeriu e çfarë zani e ban me të vërtetë njeri?