Filozofi
…kërkimin e të vërtetës, domethanies së jetës, dhe kuptimit të realitetit e ka prioritet! Përpiqet me shpjegu thelbin e gjanave, tue ba pyetje themelore për ekzistencën, moralin, njohurinë, mendjen, natyrën e botës, t’përtejmen. Ndryshe prej shkencës, filozofia nuk bazohet vetëm në fakte empirike, por kërkon me kuptu të vërtetat përmes reflektimit racional dhe të menduemit kritik.