Fe

…përfshin besimet dhe praktikat e njerëzve t’lidhun me Hyjnorin, krijimin e botës, dhe kuptimin e jetës. Ajo përshkruhet si nji rrugë shpirtënore ku individi e kërkon lidhjen me diçka ma t’nalta, si Zoti ose forcat hyjnore. Feja nuk asht thjeshtë besim, por asht nji stil jete, ku normat morale n’se nuk janë t’përmbushuna nga dashnia e Krijuesit, n’se ritet nuk kërkojnë dashninë e Krijuesit, dhe traditat nuk kërkojnë përmbushjen n’dashninë e Krijuesit, çdo gja asht e kotë.