Kot’si nënë skllaverie!

Eci nën ankth të t’mjerës mendje,
Shtatgjatë por si insekt i futur nën t’vjeshtes gjethe.
A thu do t’del dielli i pavarësisë së t’marrës zemër,
Apo i ftohti i kotësisë do t’marr n’mu vëmendje?

Edhe kjo ditë pa domethënie shkoi,
Tjetra: rutinë apo zhurmë vaji n’thellësi duhet t’nigjoj?
Kërko, kërko o trim t’bukurën e k’saj botë,
prej tejet fillo zbulimin si ajo nanë loke!

Pik loti pastron t’bukuren prej k’saj kotësie,
që lum’nin burgosi n’pranga skllavrie.
Kjaj e vuj deri t’ç’lirohesh,
se veç prej nj’aty t’vertetën do ta njohësh!

O zot’ni i ran, qohu e me goj mos u turr,
veq n’vepra shihet mir’sia e t’urtit burr,
Qohu, sakrific ban, derën hapja bukurisë,
veq ishtu largon prezencën e kotësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *