Del, në mbrëmjen e shëmtuar
të një festën e gëzuar,
një i varfër i harruar.
Copë kristali rrjedh nga sytë e tij,
magjepsëse,
e sheh në botë të humbur
t’vërtetën bukuri.
Shëmtinë n’kontrast e njeh
që harmonin natyrës po ja fsheh.
Mbrëmje e shëmtuar,
me njerëz të hutuar
me telefon pa tela, nëpër duar,
në shtëpi pa flakë të bashkuar;
me zemra pa dashuri të formuar.
Kësaj mbrëmje nuk i mungojnë edhe ca gjëra tjera për ta shëmtuar:
ushqime pa yndyrë; sjellje pa kujdes; marrëdhënie pa themel;
drejtues pa drejtim; rini pa punë; gra pa frikë;
burra pa force; fëmijë pa prind; ndjenja pa zemër;
emocione pa emër; politik pa etikë; shoqëri pa liri;
bamirësi pa dashuri; qeveri pa moral; edukim pa vlera .
Këto rreshta të fundit
nga mendja e plakut prodhuar
shprehen
pa rima të zbukuruara…
…gjithçka në këtë mbrëmje është bërë pa.
Lutja që del nga i shkreti plak
ishte më plot zell,
sepse ndihet varfanjak.
“Falemners o Zot qi frym m’ke dhurue,
ma nigjo këtë lutje nga shpirti burue:
Çdo pa në me na kthe,
per ta lulëzuar ket dhe”.