Konfuzioni i një bote të thjeshtë

Dita 1

Aq i shpejt ky progres, ky zhvillim, ky modifikim, ky trafikim, ky zbukurim! Duket si një lokomotivë që ecën më një shpejtësi marramendëse drejt një destinacioni të panjohur. Ka persona që hedhin qymyr shumë dhe në vazhdimësi por mungon drejtuesi, ai që i mban frenat.

Pse të komplikohet kaq shumë kjo botë? Mos ndoshta prej këtij komplikimi, që duket në pamje të parë, gjithë ata që e ndiejn vetën të aftë të udhëheqin friksohen dhe mbesin vetëm qymyr-hedhës profesionist!

Ku janë liderët e shkolluar? Ishin në dhomën qendrore më duket! Dukeshin të rraskapitur, të lodhur, të shëndosh fizikisht, të vyshkur shpirtërisht, logjikisht të korruptuar. Sa shumë kanë shpenzuar për të hyrë në at dhomë. Jo energji por para. Dhoma emërohej pigrizia  (dembelizmi).

Kishin humbur domethënien e çdo gjëje! U vetëshpallëshin ateist për ta kundërshtuar druajtjën dhe përgjegjësin që brente ndërgjegjen e tyre. Por prap se prap kur ishin në vetmi qëndronin të mbuluar frika.

Besimi i krishterë u prishte rehatinë. Rregullat morale që ajo trashegonte ishin të bazuara në Dashuri. Ky koncept për ata ishtë jo i deshiruar, e deklaronin iluzion! Por ç’është më e keqja, për ti fshehur intrigat e tyra socio-politiko-ekonomike, apo për ti justifikuar luftërat të bëra për interesa ekonomike përdornin emrin e fesë.

Dita 2

Brenda errësirës që krijohet nga hijet e qindra këmbëve, i pushtuar nga zhurma e mprehtë e takave, ftohur nga lagështira e shiut të pa mëshirshëm që bie vrullshëm gjendet një buzëqeshje shpirtërore e pafajshme. Klithma e tij transformohet në lutje. Kërkon at për të cilën ka nevoj, themeloren, një copë bukë!

Ndihet i padukshëm! Qan, loti i rrjedh si pikë kristali por buzëqeshjen nuk e humb. Shpirti i tij edhe pse ka pësuar shumë nuk ka humbur lumturinë. Gëzohet me themeloren. Por prap ndihet i padukshem. Nuk e sheh askush!

Kanë të gjithë në dorë një gjë, lëvizin gishtin mbi të, syt i kanë të ndritur kur shikojn mbi të. Qeshin e flasin me vete, harrojnë të tjerët, dalin jashtë kohës dhe hapsirës reale! Sa keq, sa keq.

Kur e fusin në xhep, atë gjë, syt e tyre marrin një hije të zez,ë, fjalët e tyre i kaplon një pesimizëm i thellë, mërzia, ankthi, marramendja ekzistenciale… duket që jetojnë një konfuzion ekzistencial. Mos ndoshta konfuzionin ekzistencial e projektojnë në botë apo konfuzioni i një botë të thjesht mishërohet tek njeriu!

Klithma e tij dëgjohet prap por ai është i padukshëm. Ka një ëndërr të vogël. Ndoshta kaq i lejohet për të ëndërruar por mendoj që kaq hapsirë i lejon shoqëria. Brenda këtij konfuzionit thotë: “unë, unë” me zë që i dhridhet nga i ftohti “ëndërroj që të bëhem i dukshëm”. Dënes e lot duke përjetuar atë që ndien!

Dita 3

Melodia e jashtëzakonshme e kaploj qytetin e Shkodrës! Është prap ai! Pasdite, dielli lëshon rrezet e kuqërremta që romantizojnë puthjen e buzëve që fishihen nga kritikat dhe thashëthëmet e hipokritëve krenar, gjithçka është e qetë.

Fëmija i padukshëm ishte i tharë, ulur afër këmbëve të plakut me fizarmonikë në dorë. Shijonte muziken gjithashtu shikonte direkt diellin. Sytë e tij vezullonin. Dielli është forca unifikuese e çdo syri. Dikush mund ta gjej diellin edhe tek syri i tjetrit, prandaj dashurohet, prandaj bashkohet. Gjen jetën! Fëmija është i dukshëm për diellin e vet.

Plaku, i humbur në mesin e konfuzionit të tingujve, gjen notat më të përshtatshme për ti qëndisur që ta shpreh bukurinë e lashtë që gjendet në shpirtin e tij. Ndoshta askush nuk e kupton! Është vështirë të kuptohet diçka e harruar. Janë të harruarit që e kujtojnë dhe e kuptojnë të harruarën.

Mos ndoshta kjo harresë krijon konfuzion?

Melodia e tij, që rrjedh si mjalt në hoje, jep ritmin rrezeve të kuqërremta për të vallëzuar në fytyrën vet por edhe në fytyrën e të voglit dhe harmonizon puthjen e dy të dashuruarve.

Dita 4

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *