Gëzuar Krishtlindja!

Urime Krishtlindja

Krishtlindja përveç se nji përkujtim historik apo fetar; asht nji përvojë e thellë shpirtërore që e drejton njeriun drejt takimit me Hyjnorën të rrënjosur brenda njeriut. Lindja e Krishtit mund të shihet jo thjesht si një ngjarje të jashtme, por si një realizim i brendshëm—njohje e faktit që Zoti e krijoi njeriun në imazhin e Tij. Prandaj, përveç nji procesi për ta njohur vetëvetën që është e propozuar nga filozofitë, që nga antikiteti deri sot, Krishtlindja e revolucionon këtë pikëpamje, propozon rrugëtimin nga “njohja e vetës” drejt “njohjes së imazhit Hyjnor” që është i rrënjosur brenda njeriut.

Historia e Krishtlindjes, ashtu siç paraqitet në Shkrimet e Shenjta, mund të bëhet nji metaforë për fuqinë transformuese të imagjinatës dhe besimit. Krishti përveç shpëtimtarit të njeriut në përjetësi nga vdekja, simbolizon fuqinë krijuese të mishëruar brenda çdo individi—Fjala që bëhet mish. Kjo fuqi na mundëson me e formësu jetën dhe rrethanat tona përmes takimit me Zotin brenda tempullit, që është vet njeriu.

Kur Maria merr lajmin engjëllor: “Shpirti i Shenjtë do të vijë mbi ty, dhe fuqia e të Lartit do të të mbulojë,” ajo beson në të pamundurën, duke përqafuar premtimin hyjnor pavarësisht kufizimeve të dukshme të botës natyrore. Në këtë akt besimi, Maria na mëson se transformimi fillon kur ne harmonizojmë besimin tonë me premtimin hyjnor dhe e pranojmë atë si tashmë të përmbushur. Besimi nuk është fantazi!

Krishtlindja ka të bëjë me lindjen e ndërgjegjes brenda njeriut. Është njohja se Zoti—forca krijuese e universit—banon brenda njeriut, brenda nesh, brenda teje. Ky proces është ashtu si ai i Moisiut që takoi Zotin, i cili i shpalosi emrin e tij “Yahweh” – “UN JAM”. Stalla përfaqëson gjendjen modeste të gjendjës tonë dhe të zgjimit tonë. Qënia njerzore përplotësohet kur takon lindjen e”UN JAM” brenda nesh dhe që rritet ndërsa e ushqejmë dhe besojmë në praninë e Tij brenda nesh!

Çdo personazh në historinë e lindjes së Krishtit pasqyron një aspekt të udhëtimit tonë shpirtëror. Barinjtë, me zemrat e tyre të thjeshta, simbolizojnë vëmendjen e qëndrueshme të nevojshme për të njohur praninë e Zotit brenda njeriut. Dijetarët, të cilët ndjekin yllin, përfaqësojnë mençurinë dhe vizionin e nevojshëm për të nderuar dhe kultivuar vetëdijen Krishtit. Ylli që i udhëheq është një kujtesë e dritës brenda nesh, që na tërheq drejt potencialit më të lartë të njeriut.

Ndërsa festoni Krishtlindjen, le të jetë një kohë për të meditu mbi Krishtin brenda jush—për të përqafuar të vërtetën se e njëjta fuqi që krijoi universin banon në ju. Le të zgjojë një ndjenjë mrekullie, krijimtarie dhe dashurie të pakushtëzuar që mund të transformojë jo vetëm jetën tuaj, por edhe botën përreth jush.

Dhurata e vërtetë e Krishtlindjes është ky zgjim, njohje se Emanueli—”Zoti me ne”—nuk është vetëm me ne, por brenda nesh. Qoftë kjo festë, një kohë rilindjeje, ku Krishti lind përsëri në “stallën” e zemrës suaj.

“A man can receive nothing unless it is given him from heaven” (John 3:27) and “The kingdom of heaven is within you” (Luke 17:21)”

Gëzuar Krishtlindja!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *