Mbi çështjen e disa konvertimeve publike nga Islami në Krishterim, gjoja ruajtje e identiteti kulturor Shqiptar në Kosovë.

convertio religio

Në kontekstin e Kosovës, çështja e konvertimeve nga disa individ ka zgju diskutime interesante nëpër TV. Shumica emocionale, pakica që e kërkojnë nji të vertet mbi kët fenomen, që ka t’baj mbi raportin n’mes fesë dhe identiteti kulturor. Unë, po kam dëshirë me eksploru mbi kët fenomen duke i pa problematikat dhe duke e vendos n’diskutim çështjjen nëse me t’vërtet këto konvertime munden me e “ruajt” identitetin kulturor të Kosovës, apo asht thjesht një kuptim i gabuem i raportit n’mes fesë dhe kulturës.

Feja dhe kultura, siç e dijm, janë dy aspekte të ndame të jetës njerëzore. Feja, është bindje personale kundrejt nji realiteti trashendent (dikush e thirr Zot, dikush ndryshe), e cila shkon përtej limiteve kulturore dhe gjeografike. Kjo bazohet në përvoja shpirterore, epifani hyjnore që synojnë shpëtimin e njeriut nga mëkati dhe njohja me dashurinë e Zotit (teologjia e krishterë). Nga ana tjetër, kultura është produkt i ndërveprimeve shoqërore dhe historike i një grupi (p.sh. kombi) apo edhe në mes bashkësive të ndryshme.

Kohëve të fundit, po dëgjoj nëpër këto media që disa individ që po konvertohen në krishtërim (spec. Katolik), po përdorin nocionin e “rikthimit” në fenë e të parëve gjoja në këtë formë mund ta ruajmë identitetin kulturor të Kosovës. Mesa e shoh dëshirojnë ti qëndrojnë deklaratës që është një zgjidhje dhe zgjedhje për ruajtjen e identitetit kulturor. Megjithatë, kjo lloj pikpamje në opinionin tim duket problematike për disa arsyeje:

– Konvertimet fetare në vetvete janë eksperienca personale shpirtërore. Nëse ato bëhen për arsyeje kulturore apo politike, e jo për një nevoj shpirtërore, rrezikojnë ta humbin vlerën e saj autentike. Feja Katolike (katolik d.m.th. universal) nuk është një mjet për ta ruajtur identitetin kulturor, por asht nji takim personal me Jezusin, i cili kategorikisht ka refuzu ndasitë në mes kulturave, racave, kastave, etj. Feja e vërtet duhet të lind nga një eksperiencë personale e transformimit dhe jo nga adoptim siperfaqësor i një religjioni per arsyeje të jashtme.

– Kultura është fenomen në ndryshim, i cili nuk mund të jetë i ruajtur nga konvertimet fetare, të cilat nxiten nga disa grupe “levizje”. Këto “levizje” sado paqësore të jenë, në publikimin e fenomenit të konvertimit dhe duke i veshur asaj petkun e patriotizmit, mund të krijojnë konflikte të panevojshme. Për më tepër Kosova ka nji histori komplekse të kulturave. Kultura e Kosovës nuk është monolitike dhe nuk mund të përkufizohet prej nji koleksioni vlerash. Pasuria e Kosovës themelon vazhdimisht ekzistencën e saj në shumëllojshmërinë fetare që gjendët në të, si: musliman, bektashinj, katolik, protestant, ortodoks po edhe ata agnostik e ateistë.

Koncepti i besimit të krishterë apo më mirë i mesazhit të Krishtit nuk është i lidhur me një kulturë specifike. Ai mesazh promovon dashurinë për Zotin, për mikun dhe për armikun. Feja e Krishterë (specifikisht Katolike) ofron nji liturgji të takimit personal me Jezusin që tejkalon çdo diferencë kulturore. Ky takim është një eksperiencë e shpëtimit dhe transformimit të brendshëm dhe e cila pasqyrohet në pasurimin e kulturës Shqiptare të Kosovës.

Imagjinoni pak kush ishin 12 apostujt e Krishtit apo kujt i bëri Ai mrekulli. Po citoj 3 nga apostujt dhe 1 mrekulli për të treguar se sa i interesonte Krishtit përkatësia sociale dhe kulturore bazuar në Shkrimin Shenjtë:

– Pjetri (peshkatar i cili perfaqësonte klasën punotëtore më të ultën në shoqërinë judaike)

– Mateo (Jahudi, i konsideruar tradhëtar i judejve ngaqë punonte si taksambledhës i perandorisë Romake)

– Simoni, Zeloti (ishte anëtar i një grupi politik të njohur si Zelotët, që ishin kundër okupimit romak, dhe ishin të stërvitur si ushtarë kundër Romakëve).

Centurioni i Kafarnaumit (ishte oficer i ushtrisë romake, përgjegjës për 100 ushtarë, me pozitë të lartë shoqërore) kishte djalin të sëmurë afër vdekjes, i kerkoi Jezusit dhe Ai i shpëtoi djalin (Gjoni 4, 46 – 53), ngaqë besimi i tij ishte i madh në Jezusin.

Nëse doni me e ruajt kulturën promovoni atë me evente kulturore që nga klasa e parë, evente kulturore nëpër lagje, qytete e ka të doni ju. Ndërtoni teatro e muze, tempuj ku celebrohet dhe ruhet kultura shqiptare. Investoni në rini që të shkruajnë romane e poezi. E leni ruralizmat kulturor se nuk i duhen kujt gja!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *