Intervistë dinamike, ku konfuzioni logjik mbi nocionet Zot, fe, religjion, besim, shkencë, ateizëm po u konsumonin si llokumat në darsëm, që vetëm kontribuojnë në rritjen e vlerave sheqerore, të cilat shkatrrojnë arteriet e mendimit kritik. Çdo mendim kritik bazohet në njohje themelore të nocioneve që përdorim, t’paktën kështu mësohet në logjikë!
Kam dëshirë t’i shtjelloj disa tematika që më bënë përshtypje në qëndrimet e z. Shtufi, gjithmonë duke e respektuar të drejtën dhe lirinë e zgjedhjes së çdo njeriut, por edhe të drejtën e diskutimit mbi zgjedhjen, për pasurim kulturor! Shtjellimet do ti sintetizoj për lehtësi leximi por linkun e intervistës mund ta gjeni në fund të shkrimit.
Qëndrimi i 1: Zoti nuk ekziston, është koncept i panevojshëm
… është koncept që njerzit e kanë shpikur, projektim për të shpjeguar atë që nuk e kuptonin (Feuerbach, Marx, Engel). Nuk ka demonstrim. Njerëzimi primitiv ka qenë i detyruar t’i atribuoj Zotit fenomenet e pa shpjegueshme, për shkak të mosdijes. Nuk është e nevojshme t’i vendosim emër, si Zoti, mos njohës sonë. Nëse Zoti ekziston atëherë nuk e kishte bërë ligj themelor sundimin e të fortit.
Përgjigja e 1
Sa i përket këtij qëndrimi kam dëshirë të mbështetëm në teorinë filozofike Tomiste që argumenton ekzistencën e Zotit me argumente racionale:
- (1) Via Motus – çdo gja që leviz duhet të levizët nga diçka tjetër, por nuk mund të ketë nji zinxhir të pafund të levizjeve. Prandaj duhet të ekzistojë nji Levizës i parë që vetë nuk lëviz.
- (2) Via Causae Efficientis – çdo gja ka nji shkak, por nji zinxhir i pafund shkakësor asht i pamundun. Domosdoshmërisht duket të ketë një Shkak të Parë.
- (3) Via Contingentiae – Gjithçka që ekziston mund të mos ekzistojë, por diçka duhet të ekzistojë domodsdoshmërisht për të ba që çdo gjë tjetër të ekzistojë.
- (4) Via Gradus – Çdo gja në botë ka nivele të ndryshme përsomërie (mirësi, vërtetësi, bukuri). Nëse ekzistojnë këto nivele përsosmërie, duhet të ekzistojë një qenie që është përsomëria maksimale dhe burimi i të gjitha përsosmërive të tjera.
- (5) Via Finitis – çdo gja në unviers, edhe ato që ekzistojnë pa intelekt, duket se veprojnë në mënyrë të rregulluar drejt nji qëllimi. Kjo rregullsi dhe qëllimshmëri nënkupton ekzistencën e një mendje inteligjente që ka vendosur gjithçka drejt nji qëllimi.
Këto 5 rrugë (via) janë nji përpjekje e kjartë logjike për të vertetuar ekzistencën e Zotit përmes vëzhgimit filozofik të realiteti, dhe jo thjesht përmes zbulimit hyjnor në Bibël. Andaj domsodoshmëria e ekzistencës së Zotit është kategorike për përmbushjen e qënies njerëzore si në aspektin logjik dhe të besimit. Zoti ekziston dhe shkaku që njeriu gëzon liri totale të veprimit dhe pavarësi nga ndikimi i Zotit, zgjedhë rrugën e sundimit e të fortit. Mesazhi i Krishtit është i kjartë mbi këtë çështje “ai që është i pari do i shërbejë të gjithëve”. Nuk mund të përzihen manipulimet dhe keqpërdorimet që i janë bërë mesazhit të Krishtit nga kleri apo besimtarët për të justifikuar zgjedhjen e ateizmit por mund të justifikohet zgjedhja e refuzimit të religjionit si organizim interpretues.
Qëndrimi 2: Feja si konstrukt njerëzor dhe ideologji që ka marrë fund
… Krishti nji i ditur dhe krishterimi është shpikje njerëzore që kanë ardhur si përgjigje ndaj pyetjeve që njeriu nuk kishte përgjigje në fazat e hershme të zhvillimit të tij. Krishtërimi në përendim është duke mbaruar sepse shoqëria është më e avancuar në vetëdijësim dhe racionalitet.
Përgjigja 2
Çdo konstrukt njerzor është i destiunar të korruptohet dhe të shkatërrohet! Nji nga kontributet më unike të Krishtit në historinë e njerëzimit është nocioni i një Zotit që dashuron deri në sakrificë për shpëtimin e krijesës së Tij, duke i respektuar fondamentalisht lirinë e qenies dhe të zgjedhjes, e vendosin vendin më të pa arritshëm nga njeriu në histori. Kjo e vërteton që ai dhe mesazhi i tij nuk është një shpikje kohore por nji e vërtet absulute, e cila qëndroi 2000 vite, i dha çdo kulture esencë ekzistence, pamvarsisht persekutimit të vazhdueshëm si nga rrymat e ndryshme të jashtme por edhe nga vetë kisha, në histori. Mesazhi i Krishtit nuk synon ndarjen e arsyjes dhe besimit por përmbushmerisë së tyre, si “dy binarë” që dërgojnë drejtë një të vërtete.
Në mesazhin e Krishtit, Zoti nuk asht entitet abstrakt por Person, nuk është indiferent ndaj njerëzimit, por është Ati që përkujdesët dhe sakrifikohet për krijesat e tij, pa dallim e besojnë apo nuk e besojnë atë. Ky koncept i Zotit i mishëruar në Krishtin, përmes kryqëizimit, vdekjes dhe ringjalljes, i dhuron njeriut shpresën, besimin dhe dashurinë më të madhe të mundshme drejt përsosmërisë.
Qëndrimi i 3: Humanizmi që promovohet nga psikologët
Humanizmi dhe vlerat rrjedhin nga vetë qëniet njerëzore. Vetë njeriu është fenomen i mjaftueshëm për të krijuar vlera dhe moral, pa pasur Zot dhe besim fetar. Psikologët si udhëheqësit të rinj, të cilët i mësojnë njerzit të besojnë në vlera që burojnë nga vetë njerzit, jo nga qielli apo shkrimet e shenjta.
Përgjigja e 3
Qënia njerëzore duke qenë i përkohshëm dhe i kufizuar, nuk ka mundësi të krijojë vlera që janë të përjetshme. Nëse morali dhe vlerat janë vetëm produkte të mendjes njerëzore, ato janë të destinuara të jenë relative dhe të konsumohen në bazë të interesit, duke e humbur karakterin absolut drejt të mirës! Njerëzimi, në vetvete, nuk ka qenë dhe nuk është i mjaftueshëm për të krijuar moral universal dhe këtë na e verteton historia. Përndryshe sot nuk do kishte luftë në Palestinë, apo varfëri ekstreme në Afrikë. Dhe këtu nuk mund të përdore kunder argumentimi që nëse Zoti ekzston atëherë do ta ndalonte luftën apo tragjedinë apo varfërinë, sepse Zoti ekziston po për faktin që para 2000 viteve Krishti solli nji stil jete që ishte i bazuar në dashurinë ndaj Zotit, mikut dhe armikut. Dashuria si vlera më absolute, rrjedh nga vetë natyra e Zotit, e të cilit esenca është dashuri (forcë e cila nuk mund të manovrohet dhe manipulohet nga technos dhe shkenca). Andaj pa një Zot me një esencë të tillë, nuk mund të kemi një bazë solide për të mbrojtur asnje vlerë tjetër universale.
Qëndrimi i 4: Shkenca si burim i vetëm i njohjes dhe zhvillimit
…Shkenca asht burimi kryesor i zhvillimit njerëzor. Vetëm shkenca ofron fakte të vertetuara dhe ësht ajo që ka zgjidhur shum nga misteret që më parë ishin të shpjeguara përmes besimeve fetare. Zhvillimi që e kemi arritur është përmes shkencës, jo përmes fesë.
Përgjigja e 4
Mbi çështjen e katërt, parimisht shpreh dakordësinë që shkenca ka një vend të veçantë, por jo të vetëm, në zhvillimin teknologjik dhe në kuptimin e ligjeve të natyres por ajo nuk mund të prodhojë asnjë vlerë ekzistenciale sepse nuk është në kompetencat e saja. Ajo është nji mjet i dobishem për me zbulu ligjet e natyrës, për të verifikuar teoritë, por në asnjë mënyrë nuk mund të përgjigjet në pyetje themeltare mbi kuptimin e jetës, qëllimin, vlerat morale, apo të determinoj ekzistencën e një entiteti suprem në kriteret e vendosura nga ajo, të cilat vet ajo nuk mund ti justifikoj. Shembulli arsyetimit të ekzistencës se aksiomave 1 dhe 0, etj.
E vërteta fetare dhe ajo shkencore nuk kundërshtojnë njëra tjetrën por e përplotësojnë njera tjetrën me qëllimin që një njeri të zhvillojë gjitha aftësitë ekzistenciale të tija.
Përmbyllje
Në fund, ajo që është e rëndësishme të theksohet në fund të këtij reflektimi është që qëndrimi fillestar mbi “a ekziston Zoti” mund të ketë nji përgjigje logjike që bazohet në një koleksion kërkimesh gnoseologjike, ontologjike, metafizike, etj., që mundohen modestisht të shijojnë atë të vërtet.
Sa i përketë gnoseologjisë (teoria e njohjes): “ateizmi e mbanë qëndrim kategorik që e vërteta absolute nuk ekziston” që nënkupton që ateizmi bazohet “në një të vërtetë absolute”.
Ndërsa sipas rastësisë dhe domosdoshmërisë: po i vendosim nja 300 majmun përballë tastierave të PC, dhe të pretendojmë që pas nja 5000 viteve ata do e shkruajnë nji vepër letrare si Lahuta e Malsisë. Dhe në fund të themi se kjo ishte e domosdoshme të ndodhte! Kur ta mendosh edhe mund të ndodhë!